×
  • Lajme
  • Lajme

    Gafa tjetër që e bëri shefja e asamblistëve të VV’së në Gjilan: E ngatërroi këshilltarin komunal të partisë së saj me zyrtarin e LDK’së

    Insajderi
    07 September 2024 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krenare Latifi- Kqiku, shefe e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ka bërë disa gafa përgjatë një konference për media të shtunën.

    Latifi-Kqiku për shkak të gafave të bëra në transmetim të drejtpërdrejtë, ajo detyrohet t’ia japë fjalën asamblistit të VV’së në Gjilan, Sami Kurteshit.

    “Mirëpo, mirëpo ëëë…. Opozita nuk u pajtuan me… qëndrimin tonë… Ju lutem më falni kërkoj ndjesë. Ja KËRKOJ fjalën z. Kurteshit, nëse është e mundur”, tha ajo.

    Pos tjerash, ajo ngatërroi edhe emrin e këshilltarit komunal nga radhët e VV’së, Arbër Musliu, me atë të ish- nënkryetarit të komunës së Gjilanit nga radhët e LDK’së, Arbër Ismaili.

    Kjo i ndodhi përgjatë prezantimit, përpara se të pauzonte në një fjali. /Insajderi.org/

    Ndiqeni nga sekondat në vijim: 00:30-00:34:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark