“Galaksia e mediave sociale është e pakontrollueshme” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Galaksia e mediave sociale është e pakontrollueshme”

    Insajderi
    28 July 2016 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetat dhe televizionet franceze nuk mund t’ia përplasin derën në fytyrë pamjeve të xhihadistëve, propagandë së tyre. Ato mund të bëjnë një zgjedhje të ndërgjegjshme. Por, jashtë nga ajo derë, ndodhet galaktika e pakontrolluar e mediave sociale. Galaksi që që sociologu francez Frédéric Martel, autor i “Smart”, një libër mbi kompleksitetin e Internetit, e di mirë.

    Gazeta “Le Monde” dhe kanale të tjera franceze të lajmeve, kanë vendosur të mos shfaqin pamjet e xhihadistëve dhe të mos bëhen “bashkëpunëtorë”. Çfarë mendoni?

    Ka një debat në vendin tim, ka madje edhe një peticion që mblodhi mijëra firma. Logjika prapa zgjedhjes së atyre mediave është: të ndalet narcizizmi, parandalohet glorifikimi i terroristëve. Qëllimi është i mirë, por në të njëjtën kohë, ai tregon dobësinë tonë.

    Çfarë doni të thoni?

    Franca sot është një vend i trazuar: në provë është jo vetëm sistemi i saj politik ose gjyqësor. Edhe mediat janë të detyruara që të bëjnë hesapet, me “tronditjet” e terrorizmit dhe gjenden të pambrojtura. Shikoni, galaktika e mediave është e fragmentuar tashmë. Atë që unë nuk e lexoj në Le Monde, e gjej në Internet dhe në një mijë kanale të tjera. Ne jemi në epokën e fluksit të vazhdueshëm të informacionit, shpesh të paverifikuar. Media si Le Monde vetëm mund të tregojnë rrugën.

    Për propagandën e vet, Shteti Islamik përdor në 78% fotografitë. Vendimi për të mos publikuar pamjet, a nuk është një mënyrë për të kontrolluar atë?

    Gjithashtu kam studiuar organizatat e tjera, të tilla si Hamas. Unë mund të konfirmoj se lufta është bërë edhe me pamjet, dhe zgjedhja për të mos i shfaqur ato, mund të jetë një vendim i përgjegjshëm. Por unë nuk mendoj se mediat tradicionale do të ketë fuqinë për të frenuar propagandën.

    Atëherë, sipas mendimit tuaj, cila është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur bombardimeve me pamje nga xhihadistët?

    Mediat mund të shmangin disa gabime. Mendoj për polemikat që përfshinë France 2, kur intervistoi babain e një prej viktimave të Nicës. Shumëkush e gjykoi atë zgjedhje të pahijshme. Mbetet fakti që ndërkohë, në mediat sociale i gjeje të gjith vetë xhihadistët hedhin pamje në Internet.

    Shfaqja e fotove të vrasësve nuk ruan një vlerë informative, nuk shërben edhe për të çmitizuar terrorin?

    Nuk ka rregulla, nuk dua të jap: çdo media dhe përdorues mund të bëjë një zgjedhje bazuar në ndërgjegjen dhe lirinë e shprehjes. Përtej zbatimit të ligjit, e gjithë pjesa tjetër i takon etikës tonë. /La Repubblica – Bota.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark