Galatasaray bën pazar të mirë, blen yllin e Wolves për kaq milionë euro – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Galatasaray bën pazar të mirë, blen yllin e Wolves për kaq milionë euro

    Insajderi
    06 February 2025 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Superligës së Turqisë, Galatasaray ka bërë një transferim në ditën e fundit të merkatos dimërore.

    Klubi turk ka blerë mesfushorin defansiv Mario Lemina nga Wolvesi.

    31-vjeçari i bashkohet Galatasarayt, kurse kjo e fundit ka zbuluar edhe shifrën e transferimit.

    Image

    Në fillim, Galata do e paguaj këstin e parë që është 1.2 milionë euro dhe më pas në fund të sezonit e paguan shifrën prej 2.5 milionë euro, pra totali veç 3 milionë euro.

    Lemina zhvilloi 77 paraqitje me ekipin nga Premier League dhe ishte kapiten i skuadrës për disa ndeshje.

    Te Wolves ishte transferuar gjatë vitit 2023 nga skuadra e Ligue 1, Nice.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark