Telefoni i parë i mençur me ekran të palosshëm i Samsung pritet të dalë në shitje në muajin shtator.
Kompania planifikoi që në prill të nxjerrë në shitje Galaxy Fold, por porositësit e parë u ankuan se ekranet thyheshin.
Samsung tha se ka bërë përmirësime dhe pajisja që kushton rreth 2 mijë dollarë do të dalë në shitje në disa prej dyqaneve të përzgjedhura.
Përmirësimet kanë të bëjnë me pjesën e jashtme të telefonit duke marrë parasysh ankesat, dhe jo shume me pjesën e sistemit.
Kompania ka qenë në garë me konkurrentët për të nxjerrë në shitje telefonat me ekran të palosshëm e para.