Samsung ka vendosur të heshtë rreth çmimit të telefonit por Yonhap sipas burimeve të brendshme mësoi se do të kushtojë 1,300 dollarë.
Gjigandi i Korean i teknologjisë konfirmoi ditën e Enjte se do të nxjerrë në shitje Galaxy S10 5G më 5 Prill. Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, kompania thjeshtë ka planifikuar ta nxjerrë në shitje direkt pa marrë fare porosi.
Agjencia gjithashtu tha se Samsung ka vendosur të heshtë rreth çmimit të telefonit por Yonhap sipas burimeve të brendshme mësoi se do të kushtojë 1,300 dollarë.
Deri më sot Samsung ka konfirmuar vetëm datën e lançimit në Korenë e Jugut dhe nuk dihet kur do të mbërrijë në Evropë dhe SHBA.
Debutimi në Kore ka kuptim sepse është vendi i parë në botë që do të provojë 5G dhe Samsung ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në këtë drejtim.
Megjithatë vendet të tjera së shpejti pritet të lançojnë rrjetet 5G dhe SHBA është një prej tyre. Verizon, operatori celular më i madh në vend për nga numri i abonentëve, do të lançojë shërbimin më 11 Prill.
Sakaq në Evropë ende shumë vende janë të procesin e dhënieve të autorizimeve për licencat 5G me Italinë dhe Gjermaninë që udhëheqin në këtë drejtim.
Duke pasur në konsideratë çmimin e kripur në Kore të Galaxy S10 5G, prisni që edhe në vendet e tjerë të kushtojë akoma edhe më tepër.