Galeria arsyeton mbylljen e 8 lopëve të ekspozitës – kritikon organizatorët e protestës
Disa orë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar për sot nga aktivistë për mbrojtjen e kafshëve, Galeria Kombëtare e Kosovës ka arsyetuar mbylljen e tetë lopëve në një ahur që është…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Disa orë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar për sot nga aktivistë për mbrojtjen e kafshëve, Galeria Kombëtare e Kosovës ka arsyetuar mbylljen e tetë lopëve në një ahur që është vendosur në oborrin e Galerisë, në emër të ekspozitës së artistit kosovar Sislej Xhafa, të titulluar: “Tetë lopë Kosove”.
Pavarësisht se tetë lopët janë mbyllur në këtë ahur prej datës 5 korrik dhe pritet të qëndrojnë aty deri më 5 gusht, Arta Agani, drejtoreshë e këtij institucioni, ka mbrojtur ekspozitën. Ka thënë se për realizimin e kësaj vepre ata janë konsultuar edhe me ekspertë të veterinarisë dhe ka thënë se lopët po mbahen në kushte të mira sipas rekomandimit të Ministrisë së Bujqësisë.
Në një konferencë për media të mbajtur të martën, Agani i ka nënçmuar aktivistët që kanë organizuar protestën e paralajmëruar për sot. Drejtoresha e Galerisë Kombëtare i ka quajtur ata jo kredibilë për ta vlerësuar artin dhe ka thënë se nuk kanë shkuar për t’i parë kushtet ku po mbahen kafshët dhe as nuk janë konsultuar me stafin, përcjell KP.
Ndërkaq, pronari i lopëve, Arben Avdiu ka treguar se këto janë lopë ferme dhe sipas tij nuk ka problem pse qëndrojnë të mbyllura. Ai po ashtu ka thënë se lopët janë në mbikëqyrje 24 orë.
Grupi i aktivistëve të mbledhur nën organizatën “Të bashkuar për kafshët” do të mbajë protestë kundër kësaj vepre të martën në ora 16:30 në oborrin e Galerisë Kombëtare. Ata e konsiderojnë torturuese ndaj lopëve ekspozitën e artistit Xhafa, raporton Insajderi.
Insajderi ka raportuar para pesë ditësh për ekspozitën e parë të Sislej Xhafës në Kosovë që ngjalli reagime të ashpra për shkak të mbylljes së tetë lopëve në ahurin e improvizuar tek Galeria Kombëtare e Kosovës.
Javën e kaluar, zyrtarë të Galerisë së Arteve nuk deshën të prononcoheshin për këtë çështje, teksa vetë artisti u shpreh i nervozuar me pyetjet që Insajderi ia dërgoi. I quajti “llafe të kafeve” kritikat e aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve.
Krejt kjo ekspozitë e Sislej Xhafës shtetit i ka kushtuar afro 40 mijë euro. Sipas Ministrisë së Kulturës, buxheti nga Galeria Kombëtare e Kosovës që funksionon brenda MKRS-së për këtë ekspozitë ka qenë 28 mijë e 583 euro.
Ambasada Amerikane në Kosovë ka përkrahur këtë ekspozitë me 4 mijë e 373 euro për honorarin, udhëtimin dhe akomodimin e artistit dhe kuratorit. Sislej Xhafa, sipas MKRS-së, ka marrë 2 mijë euro ndërsa kuratori 5 mijë euro. Ekspozita është përkrahur edhe nga Komuna e Prishtinës me 5 mijë euro. /Insajderi.com
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.