×
  • Lajme
  • Lajme

    Gallata me sondazhet, gazetari tregon si e morën tre herë brenda 24 orëve: Me të njëjtin numër më morën tri kompani të ndryshme

    Insajderi
    11 April 2021 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke vënë në diskutim seriozitetin e tyre, Erebara thotë se si është e mundur që në një sondazh me 2500 të pyetur, vetëm një person telefonohet tri herë.

    Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë në rrjetet sociale një ndodhi personale në më pak se 24 orë me sondazhet që po zhvillohen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Erebara rrëfen se është telefonuar 3 herë me të njëjtin numër, nga 3 kompani të ndryshme sondazhesh. Duke vënë në diskutim seriozitetin e tyre, Erebara thotë se si është e mundur që në një sondazh me 2500 të pyetur, vetëm një person telefonohet tri herë.

    POSTIMI I PLOTË:

    Më erdhi një telefonatë dje, nga një kompani sondazesh. Pas gjysmë ore, më erdhi një e dytë nga i njëjti numër telefoni, por nga një kompani tjetër sondazhesh. Sot në mëngjes më erdhi një telefonatë tjetër gjithashtu nga njëra prej këtyre sondazheve, numri sërish i njëjtë. Vras mendjen se sa është probabiliteti që në sondazhe me 2500 pjesëmarrës në një popullsi prej 2 milionë njerëzisht të të qëllojë ty të të marrin në telefon tre herë.
    Pra i kam dhjerë mu në sondazhe.

    Prej kohësh në media dhe në opinionin publik është përfolur se sondazhet që publikohen janë jo serioze dhe të ndikuara nga partitë politike. Rezultatet pak herë përputhen me rezultatin dhe pritet që të shohim këtë 25 prill se çfarë do të ndodhë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark