Xhafer Gashi kryetar i Obliqit njëherit edhe kandidat për deputet së bashku me kandidaten për deputete të LDK-së, Lendita Bekteshi bënë sot homazhe tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Me këtë rast, Gashi teksa iu referua Rugovës tha se “Gandi i Ballkanit” ishte simbol i unitetit dhe vizionit kombëtar.
“Në periudhat më të vështira për popullin shqiptar, ai udhëhoqi me urtësi, duke ndërtuar themelet për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës që e gëzojmë sot”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë:
Në shënimin e 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, kolegë kryetarë komunash bashkëpuntorë dhe përfaqësues nga kryesia qendrore e LDK-së, bëmë homazhe pranë varrit të themeltarit dhe prijësit të LDK-së, arkitektit të pavarësisë dhe Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit, ishte simbol i unitetit dhe vizionit kombëtar. Në periudhat më të vështira për popullin shqiptar, ai udhëhoqi me urtësi, duke ndërtuar themelet për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës që e gëzojmë sot.
Lavdi jetës dhe veprës së përjetshme të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova!