Gangsteri shqiptar flet për vrasjet dhe plagosjet që ka kryer – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gangsteri shqiptar flet për vrasjet dhe plagosjet që ka kryer

    Insajderi
    03 October 2016 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    John Alite, më i famshmi ish-gangster shqiptar, i njohur si dikur dora e djathtë e shefit të familjes Gambino, John Gotti, ka thënë se nuk e di saktë sa njerëz ka vrarë gjatë viteve të tij të kaluara në rrugë.

    Në një intervistë me Klan Kosovën, ai ka deklaruar se zyrtarisht është akuzuar për një numër të caktuar vrasjes, gjashtë sish, ndërsa jozyrtarisht ky numër ka lëvizur shumë. Sipas tij, as ai vend nuk e di me siguri, pasi kjo i ishte bërë natyrë e dytë.

    “Është vështirë ta di. Has në vështirësi vazhdimisht me këtë numër. Por ligjërisht jam akuzuar për gjashtë vrasje dhe besoj rreth 30 plagosje, 37 besoj se ishte numri për të cilin kam dëshmuar. Jam akuzuar se kam vrarë dhjetëra, pesëmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë. Disa nga ata nuk kanë trupa, për ç’arsye nuk akuzohem, por këto janë aspekte ligjore. Kur avokatët e mi morën në duar çështjen dhe dolëm në gjyq, Gotti thoshte se kam vrarë pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë persona për të. Nuk i kam numëruar, sepse ishte pjesë e përditshmërisë sime”, thotë ai.

    Alite është shprehur se nuk e ka parë veten si vrasës, por si biznesmen, pasi lidhjet me politikanë dhe zyrtarë të shtetit e kanë bërë të kuptoj se as ata nuk janë të ndryshëm nga gangsterët.

    Edhe biznesmenët e kanë parë aty si një prej tyre, pasi ata kanë dështuar që dimensionin tjetër, atë të njeriut “në të zeza” ta kenë të dallueshëm, njofton Klan Kosova, përcjell Insajderi.

    “Siç u thashë, është si kur bëhesh pjesë e ushtrisë, nuk mban llogari për këto gjëra. Nuk e kam parë në këtë mënyrë. E kam parë veten si biznesmen, dhe me kalimin e viteve, ndërsa forcoja lidhjet me politikanë dhe zyrtarë policor, kur dilja në drekë me drejtorin e policisë e shihja veten si ai, aspak të ndryshëm. Ose një detektiv që vriste me mua”, rrëfen Alite.

    “E shihja veten jo më si kriminel të zakonshëm, por si biznesmen legjitim dhe bizneset e mia si të tilla. Isha i përfshirë edhe në komisionim(brokerage) dhe në Wall Street. Një kushëri imi ishte një nga pronarët e një kompanie të madhe aty. Në këto kushte luan në tjetër nivel. Nuk je më bandit rruge, edhe paratë i fiton në tjetër rrugë. Fiton miliona dhe marrëveshjet i ke me milionerë. Kështu fillova të thelloj lidhjet me njerëz shumë të pasur. Për ta isha biznesmen, sepse më shihnin në të tilla rroba. Shumica më shihnin si dikush që po fitonte para. Por nuk e shihnin anën tjetër timen, kur hiqja këto rroba dhe veshja diçka të zezë për të mos u parë, ndërsa në ndonjë vend të errët vrisja dikë. Ky është dimensioni që njerëzit nuk e shohin –  ai që mbetet i ndryrë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark