Gani Geci i kundërpërgjigjet Faton Pecit për SMS, ky është versioni i tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci i kundërpërgjigjet Faton Pecit për SMS, ky është versioni i tij

    Insajderi
    01 May 2025 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish- deputeti Gani Geci reagoi pas deklaratës së ministrit në detyrë të Bujqësisë Faton Peci në lidhje me debatin e fundit rreth një telefonate mes Glauk Konjufcës dhe Gani Gecit. 

    Geci ka sqaruar se mesazhi i dërguar Pecit nuk kishte të bënte me ndonjë ofertë bashkëpunimi, por me çështje konkrete që lidhen me pronat e uzurpuara.

    ” E dëgjova një intervistë të Faton Lucit, më falni Faton Pecit. Më falni se u habita. Kishte thënë se Gani Geci i ka dërguar SMS. Fakti  është se jam takuar me Faton Pecin rrugës nga Gjermania për në Kosovë. I kemi shkëmbyer numrat e telefonit. Kur ka dalë Peci në një konferencë për shtyp se do t’i  kthejë pronat e Ministrisë së Bujqësisë i kam  dërguar SMS për disa prona që kam dyshuar që janë të uzurpuara. Nuk kam marrë përgjigje. Unë kurrë në jetë nuk i dërgoj SMS dikujt për bashkëpunim“, tha Geci, duke shtuar se ka menduar se Lista Guxo është me LDK-në, duke i akuzuar se ata janë me VV-në dhe markistët- leninistët.

    Më hërët gjatë ditës, ministri në detyrë, Faton Peci, u deklarua për debatin e fundit rreth një telefonate mes Glauk Konjufcës dhe Gani Gecit.

    Ai tha se nuk e di se a ka ndodhur telefonata por ka respekt për familjen Geci.

    Peci shtoi se nuk është pjekuri politike që mesazhet dhe thirrjet telefonike të shfaqen në media. “Nuk e di a ka ndodhur telefonata, por sido të jetë kam respekt për familjen Geci. Një mesazh miqësor për z.Geci. Komunikimet që ndodhin edhe me SMS edhe me thirrje telefonike në politikë, nuk është pjekuri politike që të gjitha të shfaqen në media. Qe unë po ju tregoj: mundeni edhe me pyet z.Geci a i ka dërguar dikujt nga koalicioni LVV-Guxo-Alternativa ndonjë SMS ku e ka shpreh simpatinë dhe vullnetin e tij që të ketë një partneritet. Pas procesit zgjedhor, vetëm me i tregu që nuk dilet në publik kur pranon thirrje telefonike”, tha Peci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark