Konsulenti i jashtëm i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, Gani Jakupi, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pasi që ai në një konferencë për media është shprehur se vendimi i BQK-së për Rregulloren e re duhej të jetë proces i negociatave në Bruksel.
Jakupi, si konsulent i Ambasadës së Kosovës në Bruksel i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, me një gjuhë të papërshtatshme duke përdorur shkurtesën “WTF”.
“WTF?! Që kur sistemi i brendshëm bankar i një shteti sovran duhet të respektojë një “zgjidhje të negociuar” në një subjekt të huaj?”, ka shkruar Jakupi.