Gani Thaçi: Dhimbje e madhe, mos me pas mundësi frymën e fundit me dhënë afër Hashimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Thaçi: Dhimbje e madhe, mos me pas mundësi frymën e fundit me dhënë afër Hashimit

    Insajderi
    19 March 2025 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot po mbahen të pamet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj  pas varrimit të, Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Në mungesë të tij, ka folur vëllai i tij Gani Thaçi.

    Thaçi i ka falënderuar të gjithë ata që po vijnë për ta ngushëlluar familjen.

    Thaçi tha se mungesa e ish-presidentit në këto dhimbje e madhe për familjen.

    “Mungesa është e madhe. Së pari është mungesa për prindin, dhimbje e madhe është që nuk është Hashimi, se ky prind i joni na ka rritur, na ka edukuar, na ka frymëzuar, të gjitha na ka dhënë. Tash pas luftës, pas çlirimit, mos me pas mundësi frymën e fundit me dhënë afër djalit, që mos me qenë modest në këtë rast është njeri i madh”, tha ai.

    Ai theksoi se shpreson që vëllai i tij do të lejohet këto ditë ta vizitojë familjen.

    Tutje, ai theksoi se moslejimi i presidentit për të marrë pjesë në varrim është padrejtësi.

    Gani Thaçi, me këtë rast theksoi se i kanë kryer të gjitha procedurat dhe shpreson që Haga do ta lejojë ish presidentin ta vizitojë familjen e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark