Deputetet e Partisë Demokratike të Kososvës, Ganimete Musliu dhe Ariana Shoshi kanë qëndruar sot në Tushilë të Skenderajt. Aty kanë takuar Hajriz Imerin , veteran i arsimit, të cilit një vit më parë reshjet e shiut i kishin shkaktuar dëme të mëdha.
Deputetja Musliu ka publikuar disa foto me veteranin e arsimit, ndërsa ka thënë se ai i ështv kthyer jetën normale me familjen e tij
“Edhe pak ditë bëhen një vit kur vershimet nga reshjet e shiut kishin përmbysur po thuaj çdo gjë në Tishilë dhe fshatra tjera të Skenderajt, përfshirë edhe mundin e djersen shumë vjeqare të veteranit të arsimit Hajriz Imeri”, thuhet në postimin e Musliut.
Postimi i plotë:
Bashkë me Arianen u ndalem për disa minuta në Tushilë për ta takuar Hajriz Imerin , veteran i arsimit.
Edhe pak ditë bëhen një vit kur vershimet nga reshjet e shiut kishin përmbysur po thuaj çdo gjë në Tushilë dhe fshatra tjera të Skenderajt, përfshirë edhe mundin e djersen shumë vjeqare të veteranit të arsimit Hajriz Imeri.
Ishin ditë të renda e pamje qe ta këpusnin shpirtin kur shihje fytyrat e merzitura e plot dëshperim të banirëve të Tushilës pamje të cilat nuk do ti harrojmë asnjëherë.
Sot Hajrizi na priti me buzëqeshje, çdo gjë është kthyer në normalitet dhe ai është i qetë dhe po vazhdon jetën i lumtur me me familjen e tij!