Ganimete Musliu kërkon liri për Nasimin e Hysniun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ganimete Musliu kërkon liri për Nasimin e Hysniun

    Insajderi
    18 May 2022 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në prag të seancës ndaj ish-udhëheqësve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ku pritet të shpallet aktgjykimi, ka kërkuar liri për ta.

    Deputetja me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook shkruan: Liri për Nasimin e Hysniun. UÇK krenari kombëtare.

    Seanca ku do të shpallet vendimi është paraparë për sot në ora 10:00.

    Pak më parë gruaja e Nasim Haradinajt, Gjejlonja, në një bisedë ekskluzive për Gazetën Express tha se nuk pret drejtësi sot.

    Ajo thotë se do të befasohej nëse do të ketë aktgjykim lirues për ish-udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), pavarësisht se beson në pafajësinë e bashkëshortit të saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark