Ganimete Musliu lë pas aksidentin, flet për situatën politike në vend- ka një mesazh për Albin Kurtin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ganimete Musliu lë pas aksidentin, flet për situatën politike në vend- ka një mesazh për Albin Kurtin

    Insajderi
    08 November 2022 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit. Në ketë kuadër përfaqësuesja e PDK-së ka folur për ikjen Listës Serbe nga institucionet e Republikës së Kosovës; mundësinë e përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës politike në vend, si dhe aspiratat politike të Beogradit karshi Republikës së Kosovës.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, znj. Musliu ka dhënë një mesazh për kryeministrin Albin Kurti si dhe për Qeverinë.

    Qeveria e Kosovës tani duhet të punojë ngushtë me tere spektrin politik dhe me faktorin ndërkombëtar dhe aleatet për siguri qe  situata mos te përshkallëzohet”– bëri thirrje deputetja Musliu.

    Sipas saj, Kurti duhet të lë egon e tij, ta evitojë përdorimin e fjalorit populist dhe të tregohet më pragmatik.

    Kurti duhet ta lë mënjanë egon e tij te sëmurë, ta respektoj të kaluarën e vendit tonë dhe të bashkëpunoj me opozitën, me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Kurti duhet ta evitojë përdorimin e fjalorit populist dhe të tregohet më pragmatik sepse trazirat e mëtutjeshme mund ta kthejnë Kosovën mbrapa në të gjitha proceset” – shtoi ajo tutje.

    Ndërkaq, deputetja e kuvendit të Kosovës foli edhe për dorëheqjen e Listës Serbe, për të cilët tha se që nga fillimi ka qenë instrument i Beogradit për destabilizim.

    Nuk është as fshehtësi dhe as diçka  e re që Lista Serbe që nga formimi i saj ka qenë  instrument i Beogradit me të vetmen  detyrë e që është destabilizimi i vendit tonë” – tha Ganimete Musliu.

    Ajo nënvizoi se kjo listë po cenon shtetin tonë dhe po dëmton interesat e serbëve të Kosovës.

    Serbia e ka të qartë që Serbët e Kosovës herët a vonë do ta pranonin realitetin dhe integrimi i tyre është i pashmangshëm  prandaj ka krijuar Listën Serbe që ta përdor si instrument për destabilizim të rendit Kushtetues në Kosovë, çka edhe është vërtetuar disa herë. Kështu që komenti im për këtë është se Lista serbe është grupi i cili po cenon shtetin tonë dhe po dëmton interesat e vet serbëve të Kosovës. Një grup i tillë nuk duhet të mirëkuptohet, përkundrazi duhet të trajtohet me seriozitet dhe me gjuhën e ligjit” – shtoi ajo.

    Derisa, tutje ajo tha se Serbia po punon drejt një skenari të ngjashëm në Ukrainë.

    Destabilizimin e vendit dhe dërgimin e Kosovës drejt një Skenari  të ngjashëm me atë në Ukrainë. Krahas presionit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje që do ta garantonte të paktën stabilitetin politik të rajonit, Vuçiqi përdorë mashën e tij në Kosovë për ta stopuar këtë epilog” – përfundoi Musliu, në një përgjigje për Insajderin.

    Ndryshe, sot Ganimete Musliu pati një aksident trafiku me veturë, por gjendja e saj shëndetësore është e mirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark