Instituti GAP ka publikuar raportin lidhur me premtimet e dhëna nga kryetarët e komunave përkatësisht për atë se sa prej tyre i kanë realizuar, nisur e nuk i kanë filluar fare, shkruan Insajderi.
Nga analiza që GAP i ka bërë, Komunës së Prishtinës, kryetari Përparim Rama del se nga 206 premtime i ka realizuar vetëm 43 prej tyre, ndërkohë mandatin pritet ta përfundojnë në vitin e ardhshëm.
Në raport thuhet se 34 nga premtime e tij janë gjysmë të përmbushura, ndërsa po ashtu po bëhet e ditur se 54 nga premtimet kanë filluar të realizohen.
Ndërkohë, 75 prej tyre nuk kanë nisur fare.