Dy vetura janë parë duke garuar me njëra-tjetrën në rrugën Mitrovicë-Bajgorë, më saktësisht në lagjen Tuneli i Parë.
Një lexues ka dërguar në adresë të redaksisë së Insajderit video nga momenti i garimit të dy veturave. Siç shihet në video, ato veçse kalojnë shpejtësinë e lejuar, e cila është 40 kilometra në orë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Në këtë zonë shpejtësia e lëvizjes është 40 km/h. Sa herë ka pas aksidente edhe me fatalitet vendbanimi është shumë afër shkolla është këtu rreth 480 familje frekuentim kogja i madh afër eshte ndërmarja Trepça ka qarkullim kogja të madh frekuentimi është se kan qasje pjesa dërmuese e fshatrave të Mitrovicës dhe një pjes e Podujevës”, ka thënë lexuesi në kushte anonimiteti.
Ky lexues ka apeluar që të vendosen policë të shtrirë në rrugë.
PAMJE: