Gara për Prizrenin - Për kaq vota prin Mytaher Haskuka krahasuar me Shaqir Totajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gara për Prizrenin – Për kaq vota prin Mytaher Haskuka krahasuar me Shaqir Totajn

    Insajderi
    28 October 2021 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 17 tetorit që u mbajtën në gjithë komunat e vendit.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka marrë 24 mijë e 378 vota apo në përqindje 40.41%.

    Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj është renditur i dyti. Totaj ka marrë 18 mijë e 919 vota apo 31.36%.

    Diferenca mes dyshes është për 5 mijë e 459 vota.

    Dyshja, Haskuka e Totaj pritet të ballafaqohen me 14 nëntor. Deri tani nuk ka ndonjë konfirmim për koalicione të mundshme parazgjedhor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark