Gara për Tiranën, Florian Binaj "ftesë" Ogerta Manastirliut për debat televiziv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gara për Tiranën, Florian Binaj “ftesë” Ogerta Manastirliut për debat televiziv

    Insajderi
    09 October 2025 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ”Rama dhe Veliaj në fillimet e veta kanë bërë punë të mira”, kështu thotë Florian Binaj për punën e bërë nga kryeministri Edi Rama dhe punën e bërë nga Erion Veliaj si kryetar bashkie, teksa foli për kandidimin e tij për Tiranën, si kandidat jopolitik, por i mbështetur nga i gjithë spektri opozitar.

    I pyetur nga Grida Duma se përse ai është më i mirë se kundërshtarja e tij nga kampi i PS, Ogerta Manastirliu, ai u përgjigj: ”Besoj se të gjithë ne në fund të ditës nuk jemi ajo çfarë themi por ajo që bëjmë, gjithsekush që na sheh dhe që do votojë, do dijë ta ndajë në peshore”. Më tej shtoi se do të dëshironte që të kishte një debat qytetar televiziv me Manastirliun.

    ”Zonja Manastriliu ia ka dedikuar gjithë jetën e saj kreut të PS, Edi Rama. Unë si kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita, jam i gatshëm të bëjmë një debat qytetar me zonjën Manastirliun”, tha ndër të tjera, Binaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark