Senatori nga Florida, Marco Rubio, ka fituar në zgjedhjet partiake republikane në Porto-Riko, që është fitorja e tij e dytë në garën për nominim presidencial.
Pavarësisht nga kjo fitore e mbrëmshme, zoti Rubio është i treti, pas miliardarit, Donald Trump, dhe senatorit nga Teksasi, Ted Curz.
Në garën për nominim presidencial në Partinë Demokratike në Maine ka fituar senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, duke e mundur ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.
Megjithatë, zonja Clinton mbetet në pozitën udhëheqëse në garën demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, që mbahen më 8 nëntor.