Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka hequr çdo dilemë rreth falimentimit të kësaj kompanie.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka siguruar të gjithë se nuk do të lejojnë falimentimin e Telekomit, raporton Insajderi.
“Dua të i siguroj të gjithë, që unë dhe stafi im nuk do të lejojmë që Telekomi i Kosoves të falimentojë. Do t’kemi sfida në ditët, javët, poashtu edhe muajt në vazhdim, por së bashku dhe perkrahjën e të gjithë stafit, do t’i tejkalojmë”, ka shkruar Mustafa.
Vetë Telekomi i Kosovës, pas vendimit të arbitrazhit ndërkombëtar kundër kompanisë, përmes një komunikate për medie pati deklaruar se Telekomi mund të falimentonte. /Insajderi.com