Garda amerikane përgjegjëse për kufirin me Serbinë largohet nga Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Garda amerikane përgjegjëse për kufirin me Serbinë largohet nga Kosova

    Insajderi
    03 March 2016 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra ushtarë amerikan që kanë shërbyer në Kosovë kanë përfunduar misionin e tyre dhe pritet të kthehen në Amerikë gjatë javës së parë të marsit.

    Bëhet fjalë për 320 ushtarë të Gardës kombëtare të Karolinës së Veriut  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë shërbyer për më shumë se 1 vit si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s.

    Komandanti i brigadës, koloneli Vernon H. Simpson Jr, ka thënë për “Fayobserver” njëra prej gazetat më të vjetra në Karolinën e Veriut, se ushtarët amerikan kanë bashkëpunuar ngushtë me forcat në Kosovë për të ndihmuar sigurinë në terren që ende është e diskutueshme.

    garda1

    Kjo përfshinë patrullimin e sigurisë në kufirin ende kontestues mes Serbisë dhe Kosovës, që kontrollohet nga Kosova përpara se vendi të shpallte pavarësinë më 2008, dhe trajnimin me Policinë e Kosovqës dhe forcat e sigurisë.

    “Mendoj se kemi pasur ndikim në Kosovë dhe mendoj që Kosova ka ndikuar tek ne. Kosova ka qenë mjedisi më i butë në të cilën kemi vepruar si gardë”, ka thënë ai.

    Grupi i ushtarëve të gardës amerikane të Karolinës Veriore, shërben me dy njësi, që së bashku bëjnë 1 mijë e 450 ushtarë përfshirë rezervistët.

    garda2

    Koloneli citohet ta ketë cilësuar vijën kufitare si një “vend që ka një lëkundje të sigurisë por që në përgjithësi është një kufi i sigurt”.

    “Qëllimi të qenit në Kosovë ka qenë mbajtja e këtij niveli të sigurisë së qëndrueshme”, ka thënë ai.

    “Ne kemi arritur që të frenojmë agresionin nga grupet që synojnë prishjen e paqes dhe e kemi arritur”, ka shtuar Simpsons.

    Kjo brigadë do të zëvendësohet nga ushtarët e brigadës “Combat” nga Pensilvania.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark