Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin në Komunën e Kërçovës.
Nga 68 vendvotime të numëruar nga gjithsej 120, për Fatmir Deharin kanë votuar 49.18% ose 5.312 votues, ndërsa Aleksandar Jovanovski ka 48.44% të votave me 5.233 votues.
Më herët, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se në Kërçovë kanë korrur fitore.
Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/