×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Garë shumë e ngushtë, por kush do t’i fitojë zgjedhjet – sipas inteligjencës artificiale

    Insajderi
    05 November 2024 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pos sondazheve paraprake, edhe inteligjenca artificiale ka lënë të kuptohet se rezultati i zgjedhjeve amerikane mes kandidatëve Kamala Harris dhe Donald Trump do të jetë shumë i ngushtë. Duke pyetur robotin virtual të AI-së, ChatGPT, kjo platformë rekomandoi se është shumë herët të dihet ndonjë fitues potencial, por tha se dy kandidatët kanë avantazhe të lehta në disa shtete.

    “Në disa nga sondazhet dhe rezultatet e hershme, Kamala Harris dhe Donald Trump janë të afërt në disa shtete vendimtare, me Harris që ka një avantazh të lehtë në sondazhet kombëtare, ndërsa Trump shfaqet i fortë në disa shtete të rëndësishme si Karolina e Veriut dhe Pennsylvania”, thuhet në një përgjigje të ChatGPT, që është produkt i kompanisë amerikane OpenAI.

    Aty thuhet se shtetet si Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin do të jenë vendimtare në rezultatin final, pasi ato historikisht kanë pasur ndikim në rezultatin zgjedhor.

    ChatGPT ka rekomanduar që të përcillen mediumet e mëdha botërore amerikane për rezultate dhe informacione të sakta. Por, duke i kërkuar një parashikim, ChatGPT tha se Harris ka gjasa më të mëdha për t’u shpallur presidente e SHBA-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark