Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi ka deklaruar se aktualisht Kosova është më e zhgënjyer se kurrë.
E krejt kjo sipas tij është për faj të kryeministrit, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Gashi ia ka numëruar një sërë skandalesh qeverisë Kurti.
Ai ka theksuar se “Kurti po çirret sepse nuk ka asgjë për të treguar”.
Postimi i plotë:
Albin Kurti po çirret sepse nuk ka asgjë për të treguar!
Pas 4 viteve si kryeministër, Kosova është më e zhgënjyer se kurrë. Çirret me zë të lartë sepse:
• Skandali Marin Berisha po i del nga kontrolli.
• 35 milionë euro u zhdukën në KEK nga Nagip Krasniqi.
• Çmimi i energjisë elektrike u dyfishua.
• Rezervat shtetërore u vodhën dhe Rozeta e skandaleve po del në pah.
• Çmimet e miellit, vajit e sheqerit u dyfishuan.
• 3200 tenderë me një burim po mbulohen me britma të kota.
• Sanksionet ndërkombëtare po izolojnë Kosovën.
Kurti nuk ka pika as vizion për të folur si kryeministër. Ai është i korruptuar, i paaftë dhe i vetëdijshëm që qytetarët do ta ndëshkojnë për dështimet e tij. Çirret sepse fundi i tij po afrohet! Kosova meriton ndryshe! #BehuNdryshimi