Gashi: Basha, përfaqësuesi më autentik i VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Basha, përfaqësuesi më autentik i VV-së

    Insajderi
    28 August 2025 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Dimal Basha është përfaqësuesi më autentik i Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Ky është një narracion që po i bëhet Dimalit nga partia e vet, e cila nuk po do me e shpërfaq anticitetin e VV-së. Mendoj se Dimali është përfaqësues autentik i VV-së dhe e tillë është Vetëvendosja dhe populli duhet me e kuptu cila është qasja e të menduarit politik në Kosovë.

    Sa i përket pjesëmarrjes në votimin për nënkryetar të kuvendit nga komuniteti serb, Gashi tha se duhet pyetur Hykmete Bajrami, e cila është shefe e GP-së së LDK-së.

    Sakaq, ai tha se as Nenad Rashiq e “as ai tjetri”, s’kanë dallim ndërmjet vete, dhe se nuk i voton asnjërin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark