Gashi: Deputeti i PDK-së nuk ka guxim të tregojë se cili është vullneti i qytetarëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Deputeti i PDK-së nuk ka guxim të tregojë se cili është vullneti i qytetarëve

    Insajderi
    10 May 2017 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK –së Arben Gashi ka thënë se kjo qeveri duhet të japë qëndrime të qarta rreth mocionit.

    “Është dashtë me pas një qëndrim të saktë dhe të prerë, atëherë ne i bëjmë thirrje deputetëve të PDK-së se cili është qëndrimi i tyre dhe të deklarohen se kush është vullneti i popullit sipas tyre”, është shprehur Gashi.

    Ai ka pyetur se “cilat janë ato zhvillime që pritet të ndodhin as nuk është demarkacioni as nuk është ushtria”.

    Gashi në foltoren e Kuvendit ka thënë se deputeti i PDK-së nuk ka guxim të tregoj se cili është vullneti i popullit sipas tyre.

    “Deputeti i PDK nuk ka guxim të tregoj se cili është vullneti i qytetarëve të cilin e tha në krye të kësaj seance të tregoj se kush është vullneti i qytetarëve e jo të fletë fjalë bosh”

    Ai ka pyetur se “cila do të jetë e ardhmja kujt do ti besoj një partie, kush do të bëjë kualiocionin e ardhshëm”, është shprehur ai. /Insajderi.com

     

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark