Kryetari aktual i komunës së Obiliqit, njëherësh edhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Xhafer Gashi, ka ndarë momente nga takimi me banorët e Miradisë së Poshtme.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka falënderuar mbështetësit e LDK-së:
“Miradi e Poshtme, faleminderit për mbështetjen tuaj të fuqishme dhe për besimin që po na jepni çdo ditë. Ky ndryshim i shumëpritur nuk është vetëm një qëllim – është një premtim që e realizojmë së bashku.”