Shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi, ka reaguar pas dhunës në Kuvendin e Kosovës.
Gashi ka thënë se këso situata kanë ndodhur në të kaluarën, kur Kurti ka gjuajtur me gaz e shishe deputetët në të kaluarën.
“Fatkeqësisht situata e zhvilluara paradite është e rëndë, por realisht na këto situata i kemi parë më herët. Degradoi situata kur ministrat e sulmuan deputetin. Na e kemi parë kryeministrin tu i gjuajt deputetët me ujë, gazë, e kurrkush nuk e ka sulmu me shishe fytyrës. Pra, ministrat janë sjell dhunshëm ndaj deputetëve. I kanë sharë, i kanë ofenduar. Kam kërkuar me marrë masa, sepse ky është vendi i deputetëve. Nuk ka ndodhur dhe erdhi ajo situatë”, ka thënë ai.