Gashi i PDK-së: Jam i gatshëm për përballje me Kurtin, por nuk ke çfarë debaton me të – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Gashi i PDK-së: Jam i gatshëm për përballje me Kurtin, por nuk ke çfarë debaton me të

    Insajderi
    02 February 2025 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për debat, duke deklaruar se ai vetë është i gatshëm të përballet me të.

    “Kur dush thirrma thirrma [Kurtin], se këtu më ke, unë i dalë. Nuk ka nevojë as Bedri Hamza, as kryetari Krasniqi, sepse nuk ke çfarë debaton me të, ai nuk ka bërë asnjë punë për Kosovën”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.

    Ai ka shtuar se PDK-ja është e fokusuar në programin e saj dhe është e bindur se më 9 shkurt do ta drejtojë Kosovën.

    “E kemi ruajtur trashëgiminë politike brenda listës sonë zgjedhore, kemi edhe njerëz të rinj, edhe ata që janë dëshmuar në institucione. Kemi një numër të madh që kanë qenë ministra dhe kanë kontribuar për Kosovën”, ka deklaruar ai.

    Gashi mes tjerash ka theksuar se PDK nuk përdor gjuhë vulgare apo arrogante ndaj asnjë kryeministri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark