Gashi i PDK-së: Veturat e qyteteve tjera po vijnë ta ndihmojnë Kurtin në fushata – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Gashi i PDK-së: Veturat e qyteteve tjera po vijnë ta ndihmojnë Kurtin në fushata

    Insajderi
    21 January 2025 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje nga qytetet e tjera kanë ardhur në Prizren për ta mbështetur këtë parti në tubimin e saj elektoral në këtë qytet.

    “Ajo që është parë në Kaçanik, është e qartë, Të gjitha veturat kanë qenë me tabela të Maqedonisë, Shkupi, që kanë ardhur nga pjesa e Maqedonisë Veriore”, ka thënë Gashi në Rubikon të Klan Kosovës.

    “Ajo që e kemi parë në Prizren është edhe ma interesant se kaq. Ka pasë shumica e veturave me tabela të qyteteve të tjera, domethënë ka pasë një thirrje të vazhdueshme nëpër qendra të tjera të Vetëvendosjes”.

    “Ne i kemi videot edhe fotot që policia ka bartur vetura me Merimangë për shkak se ato janë parkuar në vende të gabuara sepse nuk e kanë njohur terrenin, dhe nuk e kanë njohur lagjen ku është mbajtur tubimi”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark