Kandidati i PDK’së për deputet, Kujtim Gashi me numër 15 në listën votuese, ka mbajtur takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gashi nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook tha se këta burra e gra sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit tonë.
“Takuam veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burra dhe gra që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit tonë. Mirënjohje e përjetshme për kontributin dhe guximin e tyre! Është detyra jonë që amanetin e tyre ta ruajmë me dinjitet dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm”, tha Gashi.