Gashi i përgjigjet Kurtit: Rezultatet tua të tjerët nuk i shohin në ëndërr, ndryshe do të përfundonin në ankth kolektiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi i përgjigjet Kurtit: Rezultatet tua të tjerët nuk i shohin në ëndërr, ndryshe do të përfundonin në ankth kolektiv

    Insajderi
    18 December 2023 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me qeverisjen e tij.

    Kurti ditë më parë tha se rezultatet si ato të qeverisë së udhëhequr prej tij “në vendet e tjera as në ëndërr s’i shohin”.

    Gashi në një status në Facebook, ka shkruar se nëse do t’i shihnin “ do të përfundonin në ankth kolektiv”.

    “Tha: në vendet tjera nuk i shohin as në ëndërr rezultatet e mia! I them: sigurt jo, ngase do të përfundonin në ankth kolektiv. Përfundim: uroj që, të vërtetën e hidhur populiste e me rezultate në fund të pusit, asnjë vend mik i Kosovës mos ta shoh kurrë në ëndërr, sepse ankthi u bëhet i pashmangshëm”, ka shkruar Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark