Analisti politik, Astrit Gashi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është transformuar nga “komandant Kurti”, në “vëzhguesi Kurti”.
Gashi tha se ai është votuar që të veprojë dhe jo ta vëzhgojë situatën në veri ashtu siç sipas tij është duke bërë.
“Qeveria nuk duhet ta shtojë vetëm vëmendjen, por e ka instrumentin për të vepruar. Ideja e shtimit të vëmendjes është defetizëm i llojit të vet. Çfarë kryeministri je që e përqendron qeverisjen në shtim të vëmendjes, kurse qëllimi i qeverisë ka qenë ta shtojë autoritetin”, tha Gashi në Debat Plus.
Ai ka thënë se është e dhimbshme shndërrimi nga një pozitë ofensive në veri të Kosovës në atë defensive në një kohë të shkurtër, nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se Qeveria kishte ofensiva pa rezultat kurse tash detyrohet për defensivë.RTV Dukagjini./