Gashi: Kurti ia kaloi Thaçit e Mustafës për lëshime ndaj Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gashi: Kurti ia kaloi Thaçit e Mustafës për lëshime ndaj Serbisë

    Insajderi
    17 April 2023 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se marrëveshja e fundit me Serbinë është humbje për Kosovën.

    Gashi thotë se Asociacioni që do të formohet me këtë marrëveshje të dakorduar më 27 shkurt në Bruksel e më pas më 18 mars në Ohër, ia kalon me kompetenca edhe marrëveshjes së vitit 2013 të nënshkruar nga ish-kryeministri Isa Mustafa.

    Sipas Gashit, Kosova do të bëjë lëshime të mëdha ndaj Serbisë.

    “Kurti ia kaloi edhe Thaçit e Mustafës”, tha ai në T7.

    Tutje Gashi tha se vetëmenaxhimi është lojë e fjalëve për atë që e pret vendin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark