Kur Shkëlzen Gashi u largua gjatë merkatos së janarit për të firmosur në MLS me Colorado Rapids, pati rezerva në opinionin sportiv për mundësitë që i jep ky kampionat për të qenë protagonist me Shqipërinë.
Publikimi i listës së futbollistëve më të paguar në MLS, nxjerr në dritë faktin se Shkëlqen Gashi përfiton në Amerikë një shumë që as që nuk do ta kishte imagjinuar në Europë. Ai renditet i 14-ti me një pagë vjetore 1,665,750 dollarë në vit, një pozicion poshtë Didier Drogba që arkëton 2,166,667 në vit në radhët e kanadezëve të Montreal Impact.
Sigurisht që diferenca e pagës së Gashit me atë të lojtarit më të paguar në Mls, që është Ricardo Kaka, mbetet shumë e ndjeshme. Ish-ylli i Milanit dhe i Realit të Madridit, aktualisht pjesë e Orlando City përfiton 7 167 500 dollarë në sezon, i ndjekur nga italiani i Giovinco që merr rreth 50 mijë dollarë me pak te Toronto.
Më poshtë renditen Bredley, Gerrad, Lampard, Pirlo, Villa etj, shkruan Supersport.
Edhe pse është futbollisti i dytë më i paguar te Colorado Rapids, pas portierit Howard, Shkëlzen Gashi ka shënuar vetëm 2 gola në 10 ndeshjen e para të sezonit. /Insajderi.com