Kandidati për deputet nga LDK Xhafer Gashi, së bashku me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka takuar banorët e Milloshevës, Raskovës dhe Bakshisë..
Nga atje ai tha se po afrohet dita e fitores dhe se këtë e dëshmon mbështetja e qytetarëve.
“Së bashku me Kryeministrin në ardhje, z. Lumir Abdixhiku, kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, dhe kolegët kandidat për deputetë nga radhët e LDK-së, zhvilluam takim me banorët e Milloshevës, Raskovës dhe Bakshisë.
Entuziazmi i jashtëzakonshëm dhe mbështetja e madhe që banorët shprehën njëzëri për #Ndryshimin që i duhet Kosovës janë dëshmi e qartë se 9 shkurti po afrohet si dita e një fitorjeje të madhe për të gjithë ne.
Falënderoj nga zemra qytetarët për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe përkrahjen e palëkundur ndaj vizionit tonë për të ardhmen e Republikës së Kosovës, të cilët treguan mbështetje të jashtëzakonshme për vizionin dhe programin tonë”, shkroi ai.