Gashi pas tubimit madhështor të LDK’së: Peja s’duron fyerjen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Gashi pas tubimit madhështor të LDK’së: Peja s’duron fyerjen

    Insajderi
    26 January 2025 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, i cili bart 14’shin në listën zgjedhore, ka thënë se Peja s’duron fyerjen.

    Gashi këtë e ka thënë pas tubimit madhështor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë. Ai ka shtuar se Peja ka bërë zgjedhjen e tyre: ringritjen e madhe të 9 shkurtit.

    Këtu ku tradita, mikpritja e besa i kanë rrânjë t’thella.

    Kjo asht Peja, me rrethinë qe nderon, por s’duron fyerjen.

    Asht Peja qe kurrë s’ka nalë me kontribu për Kosovën e lirë e të andrrave, pa kursy kurrgja.

    Në këtë mision, Peja tashma e ka ba zgjedhjen e vet.

    Vazhdon bashkë me LDK-në fituese, me LDK-në, në ringritjen e madhe t’9 shkurtit.

    Peja dhe krejt Kosova janë zemra e LDK-së, e rrahjet e saj kanë me kumbue fort në festën e fitores!”, ka thënë Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark