Gashi për propozimin e Ramës: Kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit është Qeveria e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi për propozimin e Ramës: Kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit është Qeveria e Kosovës

    Insajderi
    08 June 2023 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit është Qeveria e Kosovës.

    Kësisoj ai ka komentuar propozimin e draft-statutit për Asociacionin të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të cilin ia ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

    “Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark