Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së me numër 14, Arben Gashi, ka thënë se në Hajvali të Prishtinës pa një mbështetje të fuqishme ndaj LDK’së.
Gashi tha se Prishtina do të mbetet simbol i ndryshimit dhe vizionit të LDK’së.
“Nga Hajvalia e Prishtinës, sonte patëm një pritje të jashtëzakonshme dhe një mbështetje të fuqishme që na jep edhe më shumë besim për fitoren e madhe. Prishtina ka qenë dhe do të mbetet simbol i ndryshimit dhe vizionit të LDK-së. Së bashku, do ta rikthejmë qeverisjen e ndershme dhe të përgjegjshme në kryeqytet dhe në mbarë Kosovën!”.