Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar Qeverinë aktuale për gjendjen në sektorin e energjisë.
Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ekzekutivi për katër vite ka shpenzuar 700 milionë euro në blerjen e energjisë elektrike nga jashtë vendi,e tregtari i saj, sipas Gashit, është ambasadori Martin Berishaj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Per 4 vjet, mbi 700 milion euro të shpenzuara për blerje të energjisë elektrike nga jashtë!
Tregtari kryesor i kësaj energjie është Martin Berishaj. Ndërkohë, qeveria nuk arriti:
• Të rinovojë termocentralet e Kosovës sipas planit;
• Të investojë në kapacitete të reja energjetike;
• Të zhvillojë sektorin energjetik si duhet.
Krimi dhe keqmenaxhimi në sektorin e energjisë po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit. Qeveria e Kosovës, në vend që ta ndalojë këtë gjakderdhje financiare, po e mundëson atë. Ndërkohë, qytetarët anembanë vendit po ngrijnë nga i ftohti.
Fajtor për këtë situatë është Albin Kurti!