
Sipas Tomë Gashit, nuk ka pasur arsye ligjore që Sylës t’i caktohet masë më e rëndë se ajo e paraparë me ligj.
“Unë si avokat i tij këtë aktvendim e konsideroj të ndikuar politikisht për shkak se nuk ka pasur asnjë arsye ligjore që të njëjtit ti caktohet masa më e rëndë e paraparë me ligj, kur efekti i njëjtë ka mund të arrihet me masa më të buta”, shkruan Gashi në Facebook.
Ai thotë se ankesa do të paraqitet menjëherë.
“Presim që Gjykata e Apelit të jetë më e drejt në raport me ish Komandantët dhe Ushtarët e UÇK-së”, përfundon Gashi.
Syla dyshohet për krim të organizuar, shpëlarje parash e vepra tjera të rënda. Dyshohet se ka drejtuar një grup të madh kriminal./Insajderi.com