Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, së bashku me kandidaten për deputete, Linda Bekteshi, zhvilluan sot një takim me banorët e Breznicës.
Gashi tha se vendosmëria dhe besimi i këtyre banorëve janë një shtytje e madhe për rrugëtimin e tyre.
“Takim me banorët e Breznicës mbështetje e fuqishme për ndryshimin Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam takime të ngrohta dhe frymëzuese me banorët e Breznicës, ku u mirëpritëm në konakun e Muharrem Krasniqit dhe tek familjet Mexhuani, Zeka dhe Bekteshi. Gjatë këtyre takimeve morëm mbështetjen e fuqishme për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës. Vullneti, vendosmëria dhe besimi i këtyre banorëve janë një shtytje e madhe për rrugëtimin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për vendin”, shkroi ai.