Gashi: Tani, fjala i takon juve! Cilido qoftë rezultati, ne do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë më të drejtë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Gashi: Tani, fjala i takon juve! Cilido qoftë rezultati, ne do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë më të drejtë

    Insajderi
    08 February 2025 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë periudhës së fushatës.

    “Faleminderit për mbështetjen, për besimin dhe për bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj fushate! Le të marrim pjesë të gjithë në këtë proces demokratik dhe të bëjmë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka thënë ai.

    Tutje, ai ka kërkuar besimine qytetarëve kur të shkojn për të votuar.

    “Gjatë këtyre ditëve, e ndjemë fuqinë e mbështetjes suaj, dëshirën për ndryshim dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë. Ishte frymëzuese të shihnim se sa shumë qytetarë besojnë në forcën e vlerave që përfaqësojmë dhe në mundësinë për ta çuar vendin përpara.

    Tani, fjala i takon juve! Vendimi është në duart tuaja. Besimi juaj është përgjegjësia jonë dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj çdo zotimi që kemi bërë. Cilido qoftë rezultati, ne do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar”, ka shtuar ai.

    Ky është postimi i plotë i Gashit:

    Të dashur qytetarë,

    Sot përmbyllëm një rrugëtim të gjatë, një fushatë plot angazhim, përkushtim dhe besim në vlerat që na bashkojnë. Ishte një periudhë ku patëm mundësinë të takohemi me ju, të dëgjojmë shqetësimet dhe aspiratat tuaja, dhe të ndajmë vizionin tonë për të ardhmen.

    Gjatë këtyre ditëve, e ndjemë fuqinë e mbështetjes suaj, dëshirën për ndryshim dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë. Ishte frymëzuese të shihnim se sa shumë qytetarë besojnë në forcën e vlerave që përfaqësojmë dhe në mundësinë për ta çuar vendin përpara.

    Tani, fjala i takon juve! Vendimi është në duart tuaja. Besimi juaj është përgjegjësia jonë dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj çdo zotimi që kemi bërë. Cilido qoftë rezultati, ne do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.

    Faleminderit për mbështetjen, për besimin dhe për bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj fushate! Le të marrim pjesë të gjithë në këtë proces demokratik dhe të bëjmë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen tonë të përbashkët.

    Me respekt,

    Arben Gashi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark