Gashi: Tani po dihet pse e vranë, Astriti e parashikoi fitoren e VV-së në fletoren e burgut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Gashi: Tani po dihet pse e vranë, Astriti e parashikoi fitoren e VV-së në fletoren e burgut

    Insajderi
    15 October 2019 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Tomë Gashi, ka kërkuar nga ministria e Drejtësië raportin e Insitutit Zviceran lidhur me vdekjen e Astrit Deharit të cilin sipas tij e kanë tash e sa ditë. Sipas Gashit, Astriti e dinte edhe nga burgu se Vetëvendosje do të vinte në pushtet dhe se këtë e kishte shkruar edhe në ditarin e tij.

    Tomë Gashi, avokati i angazhuar nga familja e Astrit Deharit lidhur me rastin e vdekjes së tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, përmes një kërkese zyrtare ka kërkuar raportin të cilin Instituti Zviceran ia ka dërguar këtij institucioni para disa ditësh.

    Gashi ka hedhur akuza ndaj shtetit për vrasjen e Deharit “Astrit Erdhi Dita…!Tani po dihet pse e vranë…!”, shkruan Gashi.

    “Astrit Erdhi Dita…!Tani po dihet pse e vranë…! Sepse ai e dinte edhe nga burgu se do të vij dita në 2019, këtë ai e parashikoj edhe në fletoren e tij të burgut, se Lëvizja VETËVENDOSJE.! do të vijë në pushtet në vitin 2019. Astrit Dehari kishte shumë arsye për të jetuar dhe për të pritur fitoren e Lëvizjës VETËVENDOSJE.!Fitoren e të cilës ai e kishte parashikuar, por nuk e lan…!Ministria e Drejtësisë ka marrur raportin nga Instituti Zviceran para dites së fitores së Lëvizjës VETËVENDOSJE!..Më 06.10.2019.Pse nuk e bëjnë publike …!”, shkruan Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark