Në konferencë për shtyp nga Austria, atje ku po përgatitet kombëtarja kuqezi para fillimit të Kampionatit Evropian, Gashi tha se takimi ndaj Zvicrës do të jetë emocionues.
“Takimi me Zvicrës do të jetë shumë emocionues, sepse i njoh të gjithë lojtarët kundërshtarë, por kur të bjerë bilbili do te jap maksimumin për t’i mundur. Me 4 lojtarë të Zvicrës kam luajtur te Baseli, i kam shumë miq”, deklaroi sulmuesi i Kolorados.
Gashi e ka nisur mirë aventurën te Colarado Rapids në MLS, ku sulmuesi kuqezi ka gjetur mbështetjen e shumë tifozëve shqiptarë. 27-vjeçari ndihet shumë mirë fizikisht dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin në evropian. /Insajderi.com