Gashi: VV e denigronte William Walker me pagë 3500 euro, tash Gani Jakupi paguhet 7500 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: VV e denigronte William Walker me pagë 3500 euro, tash Gani Jakupi paguhet 7500 euro

    Insajderi
    23 November 2023 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK’së, bëri një krahasim rreth pagesës që ka marrë ambasadori William Walker dhe asaj që merr tash Gani Jakupi.

    Ai tha VV e ka denigruar në Kuvend Walkerin për 3500 euro e tash e paguajnë 7500 euro Gani Jakupin, të cilit i tha “person anonim”.

    “Ne e kemi pas një rast të ngjashëm ku për gjysmën e kësaj page, ka qenë i angazhuar nga presidenca e Kosovës, një person me renome të jashtëzakonshme, ambasadori William Wolker. Ka qenë i angazhuar me një page rreth 3500 euro për Kosovën. Është denigruar në këtë Kuvend nga LVV, është poshtëru angazhimi i tij për të punu për institucionet e Kosovës duke e ditur çfarë reputacioni ka ai person dhe çfarë kontributi ka dhënë ai për Republikën e Kosovës… Ai denigrim që i është bë me qëllim politik nga LVV, çka ndodh tash me një person anonim i cili angazhohet me një pagë 7500 euro dhe LVV hesht. Duhet të kemi sqarime për këto”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark