Gashi: VV po duan me fsheh diçka, kundërshtuan komisionin që heton shtrenjtimin e rrymës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: VV po duan me fsheh diçka, kundërshtuan komisionin që heton shtrenjtimin e rrymës

    Insajderi
    19 April 2022 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dëshiron të fsheh diçka, duke pamundësuar hetimin e shtrenjtimit të rrymës elektrike.

    Gashi thotë se s’do të bëhen pjesë e një Kuvendi, në të cilin sipas tij, thyhet shtylla e demokracisë.

    “Vetëvendosje e pat një panik të paarsyeshëm ose të arsyeshëm, sepse po duan me fsheh diçka dhe thanë : “ju po flisni dhe ju po doni me hetuar e na nuk lejojmë”, tha Gashi në Pressing.

    “E pamundësuan që komisioni të formohet me gjashtë nënshkrime”, shpjegoi Gashi.

    “Këta duan me pamundësua funksionin mbikëqyrës të Kuvendit që është shtylla e demokracisë”, shtoi ai.

    “Ne nuk do të lejojmë. Nuk ka kuptim që na me marrë pjesë, me votu në një Kuvend ku thehet njëra prej tre shtyllave themelore të parlamentarizmit”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark