Dje në pallatin Elysée në Paris, Ambasadori i Republikës së Kosovës, Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës Frances, François Hollande.
Më pas, ambasadori Gashi, ka biseduar me presidentin francez për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve.
Ndër çështjet e diskutuara ishin solidariteti i plotë i Kosovës me Francën, kontributi pozitiv rajonal i Kosovës, vazhdimi i mbështetjes për Kosovën si dhe avancimi i mëtejmë i raporteve Kosovë-Francë në të gjitha fushat dhe nën një perspektivë euroatlantike./Insajderi.com