Inkuadrimi në pjesën e dytë nuk e pengoi që ta bombardojë portën e Spanjës.
Sulmuesi kosovar Elvir Gashijani që hyri në lojë në minutën e ’52-të, shënoi më goditje të fortë golin e fitores së kombëtares së Kosovës U-19, kundër superfuqisë në futboll në minutat shtesë të lojës.
Kjo në fitoren 4 me 3 të dardanëve, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropianin 2025 për të rinjtë që u zhvillua në stadiumin Fadil Vokrri të shtunën.
Rezultati sikur edhe fitorja 18 vjeçari që i përket komunitetit rom, tha për Klan Kosova që beson se ishte meritore por suksesin e ekipit sikur dhe të tijin e parandjeu.
“Me t’kallëzu drejtë na jena hi për me marrë rezultat pozitiv se për me fitu, po të gjithë shokët e kemi dhan maksimumin me fitu, e kam pas vetbesimin që kam me dhanë gol se jam kon ne formë. Në atë moment [golit] jam ndier shumë i gëzuar e me emocione se deri në fund 3-3 rezultati, unë e bëra 4-3, i kam gëzu të gjithë shokët, stafin, një Kosove ma”, tha Gashijani .